Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar homologen e tij kosovare Vjosa Osmani për bashkëpunimin në kohë pandemie duke treguar gatishmëri për të mbështetur Kosovën për sovranitetin territorial.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur gjatë vizitës së Osmanit në Tiranë, Meta tha se dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin për të shkëmbyer dije dhe vlera të tjera që i shërbejnë Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për sigurinë e vaksinës anti-COVID.
“Falënderoj presidenten Osmani për vullnetin e saj për ta forcuar këtë bashkëpunim. Vlerësuam të gjitha mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin tonë. Marrëdhëniet e mira kanë nevojë të gjenerojnë edhe më shumë energji në mënyrë që të afrohemi që të shkëmbejnë dije përvojë kulturë.
E sigurova Osmanin që do të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës sepse sa më parë të bëhet vend anëtar i OKB i shërben sigurisë së rajonit dhe vendeve tona. Vlerësova qëndrimin e matur, qetësinë nga të gjithë forcat politike në këto çaste të rëndësishme për të vijuar funksionimin e institucioneve. Një ndër më të rëndësishmet është vetë sfida e pandemisë COVID, pasojat e rënda për qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim kemi treguar gatishmërinë për bashkëpunim që të kapërcejmë sa më lehtë këtë sfidë. Shpresojmë që të bashkëpunohet më shumë edhe për sigurinë e vaksinës.
E falenderova për atë fluks të jashtëzakonshëm që vumë re gjatë sezonit veror të pushuesve nga Kosova që zgjodhën Shqipërinë dhe për ndihmën që ka dhënë për të asistuar për të shpëtuar qytetarët tanë nga rrënojat e tërmetit. Jam i sigurt që kjo vizitë do forcojë më tej frymën e bashkëpunimit dhe për të konfirmuar faktin se Shqipëria dhe Kosova janë garant për paqen në rajon”, u shpreh Meta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A