LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama thotë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

Edi Rama thotë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një prezantim të shkurtër të buxhetit të vitit 2021 ku tregoi përpara gazetarëve investimet kryesore ku ai do të shpenzohet.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar rritje të rrogave për mjekët, infermierët, investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe të tjera.

Rama gjithashtu tregoi se një pjesë e buxhetit do të financojë vaksinën kundër COVID-19 e cila do të jetë falas për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë ta bëjnë


“Kemi një front sfidues më armikun e padukshëm që duhet të financojmë për të garantuar vaksinimin për të gjithë qytetarët falas, padyshim jo me detyrim. Për çdo qytetar që do të dojë të vaksinohet ajo do të jetë falas. Dhe do të vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit e prekur nga tërmeti. Shtëpitë do të jenë më të mira më të bukura dhe më të forta nga ato që ata kanë pasur përpara tërmetit të 26 nëntorit. Mbani parasysh dhe shkollat e kopshtet që do të ndërtohen, janë të një niveli krejtësisht tjetër”, u shpreh Rama./ A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori