Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është duke vazhduar puna në mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në Republikën e Kosovës.
“Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, përfshirë disa intervenime me kripë dhe rërë në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N5 QMI-Mutidovë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë), shkaku i temperaturave nën zero (-0) dhe krijimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese”, njofton MI-ja.
Ministria ka bërë të ditur se infrastruktura rrugore e rajonit të Pejës është krejtësisht e lirë për qarkullim. Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.
“Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, me përjashtim të shpërndarjes së kripës në drejtimin Suharekë-Caralevë.
Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale. Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore”, thuhet në njoftim.
Autoudhët e Kosovës janë poashtu të lira për qarkullim, duke theksuar shpërndarjen e kripës në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, si masë parandaluese e krijimit të ngricave shkaku i temperaturave nën zero (-0).
Ministria e Infrastrukturës vazhdon t’i mbajë të informuar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për gjendjen e rrugëve mbi të cilat zotëron kompetencë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama