Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se paraqitja e kandidaturës së tij për president të vendit ka qenë një ofertë për partitë e tjera në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme. Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Zgjedhjet janë zgjidhje politike, nuk mund të precizojë se si do të shkojnë diskutimet mes partive politike. Ne si AAK kemi ofruar një opsion dhe kemi ofruar një kandidaturë që është e imja. Do të kemi diskutime të ndërsjellat dhe nëse nuk arrihet të ketë një dakordim rreth kësaj formule do të kemi zgjedhje. Kjo është çështje negocimi mes partive dhe nëse kanë interesim, nëse jo ne i kemi të rregulluar këto procese, do të kemi zgjedhje. Ne kemi zgjedhjet po qe se nuk ka marrëveshje, por me ndihmuar arritjen e një marrëveshje kemi nxjerrë një propozim dhe një opsion dhe kemi nxjerrë kandidatin dhe argumente pse. Nëse nuk ka marrëveshje me opsionin që kemi dhënë, mbetet opsioni legjitim dhe i barabartë për të gjithëve e që janë zgjedhjet”, tha Haradinaj.
Këto komente kryetari i AAK-së i bëri në një intervistë për Report Tv nga Tirana, ku foli edhe për shumë çështje tjera.
Duke folur për ndarjen e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se ai ishte një projekt rajonal dhe jo i SHBA-së. Por tashmë ai beson se përderisa më parë kanë dështuar për ta realizuar, tani do jetë akoma më e vështirë.
“Bashkëpunimi Kosovë-SHBA? 2 administratat republikane dhe demokrate kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me Kosovën. Administrata Trump na dha një mbështetje të mirë. Shpresoj që dhe me Presidentin Biden të kemi të njëjtën marrëdhënie. Ndarja e Kosovës ka qenë një projekt ballkanik. Nuk mund t’i vendosim faj SHBA-së duke kërkuar ndarjen e Kosovës. Mundet që lider të ndryshëm të kërkojnë përpjekje të tilla. Do ta kenë më të vështirë jashtë rajonit për një formulë të tillë. Ata që donin ta bënin këtë e humbën rastin e tyre”, tha Haradinaj.
Për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, rrëzimi i qeverisë Kurti ishte vetë faji i kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai thotë se Kurti humbi besimin tek aleati i tij, çka bëri që të humbë dhe shumicën në Parlament.
“Marrëdhëniet mes palëve politike janë kontrata dhe janë të vullnetshme. të gjithë mendonin se Kurti do ishte i fuqishëm por ai e humbi shpejt besimin e aleatit të vet. Mendoj që qeverinë Kurti e rrëzoi vetë ai. Është përgjegjësia e kryeministrit që të mbajë shumicën e vetë. Ai ka negociuar në kohën e Grenell dhe Thaçit dhe ka krijuar një shumicë. Nëse Grenell dhe Thaçi nuk donin që të bëhej Kurti nuk do e kishin lejuar që në fillim. Por është vetë faji i Kurtit” – tha Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës tha se nuk e shikon të dobishme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martit nga Shqipëria pasi nuk ka kuptim t’i kthehen pas kësaj çështje. Për Haradinaj do të ishte shumë më e dobishme që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë me gjykatën në Hagë që po heton aktakuzat për krime lufte në mënyrë që të dalë e vërteta e luftës së pastër të UÇK-së dhe pafajësia e të akuzuarve.
“S’më duket shumë e qëlluar komisioni i posaçëm i ngritur në Shqipëri për raportin e Dick Martin, pasi nga ai raport ka derivuar krijimi i një gjykate dhe aktakuzat e para për UÇK-në. Nuk e shoh efektin e këtij komisioni i gjetjes së tyre, nuk e di si do të duket. Po nuk ka qenë një alarm i ngritur si tani rreth këtij raporti. Nuk e di se si mund të ketë ndikuar Shqipëria apo Kosovë se si ka rrjedh ky raport, në një mënyrë apo tjetrën ka pasur palë serioze me i zbardhur, ne po humbin kohë duke iu kthyer parapa. Më mirë do të ishte të nënshkruhej një dokument strategjik se si do të qasemi ndaj kësaj gjykate. Duhet me bashkëpunuar nga Shqipëria dhe e Kosova me u gjet e vërteta e UÇK–së e luftës së saj të pastër, që mori dhe përkrahjen e NATO-s. Kjo arrihet përmes një bashkëpunimi. Marrëdhëniet e mira me këtë gjykatë do te jetë më e lehët të gjendjet e drejta e luftës së UÇK-së dhe pafajësia e të dënuarve”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare