LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në oborrin e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

Në oborrin e një polici në Leposaviq dyshohet se është hedhur një mjet shpërthyes.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Besim Hoti i cili ka thënë se shtëpia është e pa banuar.


“Njësitet janë teren së bashku me njësitin e kriminalistikës  dhe hetuesit rajonal. Ata janë duke punuar intesivisht dhe janë duke bërë kryerën e vendshiqimit dhe proceduarat hetimore që do të ndiqen në vazhdim”, ka thënë Hoti për rtv21.