Themeluesi i Microsoft nxiti popullsinë të respektonte masat sanitare për të shmangur 200,000 vdekje të tjera shtesë, të paktën, derisa vaksina të mund të shpërndahet gjerësisht
Në ditët e fundit, numri i COVID-19 në SHBA është ngritur në qiell, duke thyer rekorde historike.
Më 11 dhjetor, u regjistrua numri më i madh i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, me një total prej 247.737 infeksionesh në 24 orë. Në të njëjtën ditë, u arrit edhe numri më i lartë i vdekjeve ditore, me 3,261 vdekje. Dhe ndërsa shifrat janë alarmante dhe shqetësuese, më e keqja mund të mos ketë mbaruar ende, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë me CNN, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, foli për situatën nëpër të cilën po kalojnë SHBA dhe paralajmëroi se në muajt e ardhshëm vendi mund të përballet me fazën më vdekjeprurëse të pandemisë, të paktën, derisa vaksinat të mund të shpërndahen gjerësisht në mesin e popullatës.
“Fatkeqësisht, katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më të këqijtë e pandemisë. Parashikimi i Institutit për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit (IHME) tregon se do të ketë edhe 200,000 vdekje të tjera. Nëse do të ndiqnim rregullat, kur bëhej fjalë për mbajtjen e maskave dhe mos përzierjen, mund të shmangnim një përqindje të madhe të atyre vdekjeve. Në terma afatshkurtër, ky është një lajm i keq”, tha ai .
Përveç kësaj, manjati shpjegoi se kur ai bëri parashikime në 2015 në lidhje me pasojat globale që mund të shkaktojë një pandemi, ai bëri llogaritjet duke menduar se performanca e SHBA-së do të ishte më e mirë se ajo që ka treguar deri më tani.
“Mendova se SHBA do të bënte një punë më të mirë duke e menaxhuar atë. Në përgjithësi, kur bëra parashikimet në 2015, thashë që vdekjet mund të ishin më të larta. Pra, ky virus mund të jetë më vdekjeprurës sesa është. Ne nuk jemi në rastin më të keq. Por ajo që më ka befasuar është se ndikimi ekonomik në SHBA dhe në të gjithë botën ka qenë shumë më i madh se parashikimet që bëra pesë vjet më parë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Komandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës