LAJMI I FUNDIT:

Selimi dhe ambasadori zviceran Kolly flasin për procesin e Vettingut

Selimi dhe ambasadori zviceran Kolly flasin për procesin e Vettingut

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka diskutuar për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë.

Selimi e ka njoftuar ambasadorin Kolly për proceset e avancimit të kornizës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, nismat e ndërmarra për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

“Sipas ministri Selimi, Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun dhe themelimi i Gjykatës Komerciale janë pjesë e kësaj reforme, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, thuhet në njoftimin për media.


Selimi tha se Zvicra në mënyrë aktive ka mbështetur Kosovën në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë.

Ndërsa Ambasadori i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe për bashkëpunim bilateral në mes dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori