LAJMI I FUNDIT:

MPB: 175 gjoba në territorin e Sarajit

MPB: 175 gjoba në territorin e Sarajit

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në fushën e trafikut.

Në territorin e Sarajit janë shqiptuar 175 gjoba, mes të cilave 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 22 për makina të paregjistruara, 6 për kalim në dy vija të plotë, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 6 për kalim në dritë të kuqe të semaforit.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që ti respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.