Analisti dhe politologu Ramush Tahiri thotë se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor që vendi do të shkojë në zgjedhje, të cilat sipas tijdo të mbahen më 28 shkurt.
Tahiri thotë se pas zgjedhjeve nuk do të ketë kuorum prej 80 deputetësh, kur do të votohej për presidentin.
“Shkaku kryesor që Kosova do të shkojë në zgjedhje është mos mundësia e zgjedhjes së presidentit të Republikës sepse nuk ka koncezues që 80 deputetë që janë dy të tretat të jenë në seancë që ta bëjnë kuorumin kur mbahet mbledhja. D.m.th 80 nuk mund të bëhen, 61 për t’u zgjedhur mund të bëhen mirëpo 80 jo. Nuk besoj që edhe pas zgjedhjeve që unë llogarisë që do të mbahen me 28 shkurt që do të ketë do të ketë kuorum prej 80 deputetëve”, u shpreh Tahiri, për Ekonomia Online.
Një studim i Komitetit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian i publikuar në këtë muaj lidhur me rolin dhe ndikimin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 2018-2020, thotë se Qeveria Kurti është rrëzuar si rrjedhojë e dezinformatave.
Ky studim sipas politologut Tahiri është i punuar nga persona që nuk janë dashamirës të çështjes së Kosovës.
“Raporti nuk paraqet qëndrimin e BE-së, është material pune për deputetët dhe kjo është thënë edhe zyrtarisht edhe nga BE-ja. Por edhe si material pune është i keq për Kosovën edhe është i punuar nga njerëzit që nuk janë dashamirës për çështjen e Kosovës dhe për raportet që i shohin në mënyrë të keqe në Kosovë”, tha ai.
Tutje, Tahiri thotë se ky studim nuk do të merret për bazë nga Gjykata Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen e pavlefshme të votimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit.
“Nga Gjykata Kushtetuese nuk merret se gjykatës i drejtohen institucionet e caktuara dhe nuk është kjo pjese dhe nuk punon me vetë iniciativë, gjykata nuk është e rregullt, ajo është me procedurë. Vetëvendosje mund t’i bëjnë përshtypje si parti politike të gjeturat e këtij raportit për aq faqe 2 sa ka për Kosovën për lajmet e rreme dhe ndikimin”, u shpreh ai.
“Por kjo lenë përshtypje të keqe për Kosovën, mund të shfrytëzohet për luftë të brendshme, sikur çdo gjë tjetër, por përdoret vet si lajm i rremë ose si lajm i fabrikuar për qëllime të caktuar. Atë që po them unë është raport i keq nuk i bën ner Kosovës, nuk i bon ner Bashkimit Evropian dhe kushdo qoftë autorët e këtij raportit vendor edhe të jashtëm shihet se nuk janë dashamirës për Kosovën dhe dëshirojnë ta vënë në lajthitje Bashkimin Evropian për çështjet e Kosovës dhe për ngjarjet konkrete për të cilat ai merret”, tha Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova