LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas fiton ndaj Borac në Kupën Evropiane

Besa Famgas fiton ndaj Borac në Kupën Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të madhe në Kupën Evropiane.

Besa të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Boracin e Banjallukës me rezultat 24:22.


Pas pjesës së parë Besa kishte epërsi më të thellë, por kishte  vështirësi në lojë në pjesën e dytë.

Megjithatë e mbajti epërsinë dhe në fund fitoi me dy gola dallim, 24:22.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

Të kujtojmë që tetë vjet më parë e njëjta skuadër kishte fituar ndaj Besës me 9 e 10 gola diferencë.