LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi gjendet, deri tani, në gjashtë lloje kafshësh: A ka rrezik transmetimi te njerëzit?

Coronavirusi gjendet, deri tani, në gjashtë lloje kafshësh: A ka rrezik transmetimi te njerëzit?

Tre leopardë dëbore, dy meshkuj dhe një femër, rezultuan pozitivë me coronavirus në kopshtin zoologjik të Louisville, në SHBA

Lajmi u konfirmua këtë të premte.


tre leopardët, simptomat e të cilëve janë “të buta” dhe përfshijnë kollë të thatë, pritet të shërohen plotësisht, tha drejtori i kopshtit zoologjik të Louisville, John Walczak në një deklaratë.

Leopardët ka të ngjarë të jenë infektuar nga një anëtar i stafit, i cili ka qenë asimptomatik, edhe pse kopshti ka marrë masat e saj për të parandaluar përhapjen.

Nuk ka gjasa që leopardët, ose kafshë të tjera, të paraqesin rrezik në transmetimin e virusit te njerëzit, pasi COVID-19 “përhapet kryesisht midis njerëzve”.

Leopardët e borës janë një nga të paktën gjashtë llojet e kafshëve të infektuara me coronavirus, pas një kontakti me njerëzit.

Kafsha e parë e infektuar ishte një tigër në kopshtin zoologjik “Bronx”, gjatë muajit prill.

Deri në fund të muajit, tetë nga “macet e mëdha” të kopshtit zoologjik, përfshirë katër tigra të tjerë dhe tre luanë afrikanë, dolën gjithashtu pozitivë.

Sipas CDC, një numër i vogël qensh dhe macesh janë infektuar në SHBA.

Në shumicën e rasteve, coronavirusi te kafshët nuk është vdekjeprurës.