LAJMI I FUNDIT:

Është e vetmja që votoi kundër vaksinës së Pfizer, mjekja amerikane tregoi pse veproi kështu

Është e vetmja që votoi kundër vaksinës së Pfizer, mjekja amerikane tregoi pse veproi kështu

Dr. Archana Chatterjee, anëtare këshillëdhënëse e panelit të FDA-së që votoi kundër rekomandimit të vaksinës së Pfizer kundër COVID-19 për përdorim emergjent, ka thënë sot për CNBC se kundërshtimi i saj erdhi pasi që nuk beson se edhe adoleshentët duhet të vaksinohen.

Gjatë një interviste dhënë për Squawk Box, Chatterjee, tha se do të votonte “për” po të ishte diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

“Dua të jem shumë e qartë, plotësisht mbështesë miratimin për përdorim emergjent të kësaj vaksine të kompanisë Pfizer dhe BioNtech për personat e rritur – do të thotë për ata mbi 18-vjeç”, ka thënë ajo që me profesion është specialiste e fëmijëve për sëmundje infektive dhe njëherit dekane e shkollës së mjekësisë në Chicago.


Komitetit i FDA-së ka rekomanduar miratimin për përdorim emergjent të vaksinës për ata që janë më të vjetër si 16 vjeç. E përveç Chatterjee, edhe tre anëtarë të panelit këshillëdhënës për Ushqim dhe Barna, kanë votuar kundër rekomandimeve të kompanisë amerikane Pfizer dhe vaksinës se partnerit të saj gjerman BioNtech, për përdorim emergjent. Një anëtar ka abstenuar, derisa 17 kanë votuar “për”.

https://www.youtube.com/watch?v=It5RMsY9bvU&feature=emb_title

Vendimi i ekspertëve të jashtë nuk është i obligueshëm, por të premten komisari i FDA-së, Steven Han, ka thënë se agjencia “ka punuar shpejtë” në miratimin e përdorimit emergjent.

Vaksina Pfizer dhe BioNtech do të ishte e para që nga rregullatori do të merrte miratimin në Shtetet e Bashkuara. Ata tashmë kanë marrë miratimin e zyrtarëve shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.

Chatterjee kishte vërejtur që vaksina është 95 për qind efikase në parandalimin e COVID-19 gjatë testeve klinike, derisa të njëjtën kohë ka treguar se “siguri në profilin e përgjithshëm”.

“Mendoj se kemi qenë për të mirë të befasuar kur pamë që kjo vaksinë ka efikasitet të mirë në dhjetëra mijëra pjesëmarrës që ishin pjesë e testimeve”, ka shtuar ajo.

Duke lavdëruar Pfizer dhe BioNtech për përfshirjen e të rinjve nga 18 vjet në fazat testuese, ajo u deklaruar se do të dëshironte të shihte të dhëna shtesë para se rekomandohej dhënia e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa

"Mjegulla është një armë kimike", teoria e konspiracionit që po përhapet në SHBA

Amerika
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Kalo në kategori