LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua vs Kubrat Pulev: Koha e fillimit të meçit, transmetimi drejtpërdrejtë, rekordet e boksierëve dhe titujt në lojë

Anthony Joshua vs Kubrat Pulev: Koha e fillimit të meçit, transmetimi drejtpërdrejtë, rekordet e boksierëve dhe titujt në lojë

Boksi kthehet me një shfaqje të madhe për të gjithë adhuruesit e këtij sporti, ku të shtunën në mbrëmje, Anthony Joshua do të ndeshet me Kubrat Pulev, një ndeshje të madhe e peshave të rënda.

Telegrafi ua sjell të gjitha ato që duhet t’i dini para këtij meçi të madh të boksit.


Ku dhe kur zhvillohet meçi Anthony Joshua vs Kubrat Pulev?

Lufta është planifikuar të zhvillohet të shtunën, 12 dhjetor pas orës 23:00, në Wembley Arena.

Fillimisht ishte planifikuar për në 20 qershor, por pandemia e coronavirusit prishi planet.

Në cilin kanal mund të shikoni meçin?

Joshua vs Pulev do të shfaqet drejtpërdrejt në Sky Sports Box Office.

Çmimi për ta shikuar është 24,95 funte (27.22 euro) që është më shumë se zakonisht për ngjarjet me PPV.

Meçin mund ta shikoni nga aplikacioni i Sky Sports Box Office, në celular ose tabletë.

Rekordet e boksierëve

Dy boksierët kanë diferencë në moshë, pasi Joshua është 31 vjeç, ndërsa Pulev ka 39.

Britaniku ka zhvilluar deri më tani 24 meçe, ku ka 23 fitore dhe një humbje, ndërsa 21 prej tyre i ka mbyllur me nokaut.

Në anën tjetër bullgari ka 29 meçe të zhvilluara, prej tyre 28 fitore dhe një humbje. Ai 14 meçe i ka mbyllur me nokaut.

Për çfarë luhet?

Joshua do të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda botërore WBA, WBO dhe IBF kundër bullgarit, me të cilin ishte planifikuar të takohej për herë të parë para tre vjetëve.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Premier League
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Boks
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

Bundesliga
Kalo në kategori