LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq për fusnotën te emri i Kosovës: Shpresoj që gabime të tilla të mos përsëriten

Abazoviq për fusnotën te emri i Kosovës: Shpresoj që gabime të tilla të mos përsëriten

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se ishte një gabim teknik kur dokumenti i Ministrisë së Shëndetësisë shoqërohej me një fusnotë të vendosur te emri i Kosovës, dhe se i vjen keq për atë që ndodhi.

“Më vjen keq që kjo ndodhi. Ne mbetemi të mendimit se nuk ka ndryshime në këtë çështje. Shpresoj se gabime të tilla nuk do të përsëriten. Sa i përket çështjes së Kosovës, të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara”, citohet të ketë thënë Abazoviç gjatë një takimi të forumit “To Be Secure” – 2BS.

Ndryshe, të martën, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi vendosi një fusnotë në një dokument që paraqet masa të reja për të luftuar pandeminë e coronavirusit, ku përmendej edhe Kosova.


Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë përgatitjes së tryezës me grupin e ri të masave në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi, ndodhi një gabim teknik, gjatë të cilit Kosova ishte shënuar me një fusnotë.

“Menjëherë pas operacionit, shërbimet e IT të Ministrisë së Shëndetësisë u korrigjuan, ata korrigjuan një gabim teknik, i cili mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori