Edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka folur për vrasjet, duke thënë se vetëm në Kosovë quhet hero ai që jep urdhër për vrasje.
Deklarata e saj erdhi pas fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura.
Nura ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi ka dëshmuar se kanë qenë shpifje ato që janë thënë se ai do të bëjë kompromis me Kosovën dhe ish-bashkëluftëtarët, për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.
“Edhe sot procesi i së drejtës në Dhomat e Specializuara në Hagë janë derivat i përmbajtjes ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçse niveli i trillimeve është më i sofistikuar, megjithatë, me gjithë këtë fatkeqësi ka diçka që e vlerësoj pozitive dhe më bën të ndjehem krenar, e para, se presidenti Hashim Thaçi ua demaskoi teorinë shpifëse të demagogëve politik se ai do të bëjë kompromis me Kosovën dhe shokët e tij për të shpëtuar gjëja vetën, e ai nuk bëri kompromis as me Kosovën as me shokët e tij, bëri kompromis me veten, me drejtësinë dhe shkoi të mbrojë të drejtën dhe të vërteten e Kosovës…Eventi i organizuar i shpifjes u bartë në mënyrë zinxhirore dhe nga bartës të institucioneve të cilët morën pushtetin nën marshutën e diskursit shpifës të udhëhequr nga i ashtuquajturi koalicion i shpresës”, tha ai.
Pas tij, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci.
“Merrni me mend se deri ku ka arritur soji i juaj i politikës. Ju po e shani familjen Jashari që nuk po mendon njëjtë si ju, po e shani djalin e Hamëz Jasharit e nuk po e shani vajzën e Gani Gecit. Vetëm në këtë vend, urdhërdhënësi i vrasjeve është hero dhe viktima është hero, vetëm në këtë vend hero është Shaban Polluzha dhe vrasësi i tij Fadil Hoxha, vetëm në këtë vend hero është Haki Imeri dhe urdhërdhënësi për vrasjen. Andaj unë nuk ja vlen me u marrë me juve, çoni prej varri ata, të cilët u vranë që ne mos të merremi me ata që na vranë”, tha ajo, raporton KP.
Ndërsa, Nura ka thënë se ka ardhur koha që të demaskohen shpifjet me fakte.
“Ka ardhur dita t’i demaskojmë shpifjet dhe trillimet me fakte dhe argumente dhe fuqinë e së vërtetës, ashtu siç e kemi demaskuar kolegun e juaj bashkëpartiak, i cili sot sorollatet në vendet e dyta dhe të treta, besoj e di për kënd e kam fjalën”, tha Nura.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi