LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, kishte vjedhur një veturë

Arrestohet një person në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, kishte vjedhur një veturë
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 01:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë policia ka arrestuar një person të dyshuar për Vjedhje të veturës.

I dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative.

“Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur.


Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori