LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria zyrtare: Me narrativin e trashëguar totalitar, nuk ka mbështetje për RMV-në

Bullgaria zyrtare: Me narrativin e trashëguar totalitar, nuk ka mbështetje për RMV-në

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë nëpërmjet një kumtese për media ka reaguar për vendimin e tyre për të vendosur veto për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria zyrtare thotë se nuk e ka ndërmend të mbështesë Shkupin për sa kohë që sipas tyre, ekziston narrativ i trashëguar totalitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq, gjatë vitit të kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një fushatë diplomatike dhe mediatike për të diskredituar pozicionet e Republikës së Bullgarisë, ndërsa në publik janë dhënë informacione të pasaktë rreth pozitës Bullgare. Është koha që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të braktisë tezën manipuluese se Bullgaria konteston të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetin e qytetarëve ose të drejtën për të thirrur gjuhën e tyre si të duan”, thuhet në njoftim.


Më tej shtohet se Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Maqedonisë dhe se ndihmoi vendin në momentet më të vështira, Ministria e Jashtme Bullgare shtoi se Bullgaria nuk pranon që identifikimi i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të të jenë në konflikt me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë.

“Bazuar në përgjegjësinë për të mos sjellë çështje të hapura në BE dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Republika e Bullgarisë do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të përhershme që do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe proces optimal të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE”, thuhet në njoftimin e ministrisë bullgare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Siguri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Politikë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Kalo në kategori