LAJMI I FUNDIT:

Fifi me poza atraktive në imazhet e realizuara gjatë xhirimeve të këngës “Du&Ich”

Fifi me poza atraktive në imazhet e realizuara gjatë xhirimeve të këngës “Du&Ich”
Fifi Foto: Instagram/fifi.official.fr

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, kohëve të fundit është duke bërë bujë në industrinë muzikore.

Ajo në rrjete sociale ndan imazhe dhe video të shumta, me të cilat mban të azhurnuar fansat e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa fotografi, duke marrë kështu vëmendje të madhe.


Foto: Instagram

Fifi zgjodhi që për këtë dukje të jetë e veshur me të zeza, ndërsa flokët dha makijazhin i pati në nivel mjaft profesional.

Po të njëjtat, janë shkrepur gjatë xhirimeve të klipit “Du&Ich”, që do të vijë në bashkëpunim me Bardhin dhe DJ Gimi-O.

Foto: Instagram

Ndërkohë, “Ninullë dashurie” nga artistja e njohur vazhdon edhe të dëgjohet dhe të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/