Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi thotë se shënimi i Kosovës me fusnontë në një dokument të sajin zyrtar ka qenë “gabim teknik”.
Pas lajmit të publikuar në media se Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Jelena Boroviniq Bojoviq në dokumentin për masat e reja kundër përhapjes së coronavirusit e kishte shënuar Kosovën me yll (fusnotë) që përdoret ngarendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi duke thënë se ishte një gabim teknik .
“Gjatë përgatitjes së tabelës me masat reja në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid 19, ndodhi një gabim teknik, gjatë të cilit Kosova u shënua me një yll”, thuhet në deklaratë, transmeton portali malazez CdM, përcjell Telegrafi.
Më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se menjëherë pasi është vërejtur gabimi shërbimi operativ i teknologjisë informative i Ministrisë së Shëndetësisë e kanë korrigjuar gabimin teknik, i cili mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi.
Më herët, në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova u shënua me fusnotë.
Ndërsa, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku tha për Telegrafin se raportet me Malin e Zi janë të shkëlqyeshme.
“Zyrtarisht nuk kemi informatë se ka ndryshuar diçka në raport me qasje ndaj Kosovës. Raportet me Malin e Zi janë te shkëlqyeshme, fqinjësore”, tha ajo.
Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jelena Boroviniq Bojoviq.
Qeveria e re e Malit të Zi, e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, është zgjedhur më 4 dhjetor. Ajo përbëhet nga tre koalicione dhe dominohet nga partia Fronti Demokratik.
Kjo e fundit, në të kaluarën, është zotuar se do ta tërheqë njohjen e Kosovës. Qeveria e Malit të Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës disa muaj pas shpalljes së saj, në vitin 2008. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles