LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë reagon ndaj vetos bullgare: Është gabim gjeostrategjik

Qeveria e Maqedonisë reagon ndaj vetos bullgare: Është gabim gjeostrategjik

Qeveria e RMV-së nëpërmjet një kumtese ka reaguar në lidhje me veton bullgare që bllokoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Republika e Bullgarisë vendosi veto në nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe me këtë pengoi integrimin tonë evropian, në të cilin institucionet e BE-së dhe të gjitha vendet anëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë, vërtetuan se i përmbushim kushtet në mënyrë të plotë”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se identiteti maqedonas nuk mund të negociohet dhe se maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë themelet e identitetit maqedonas.


“Për fat të keq, procesi i zgjerimit si qëllim strategjik i BE-së e pengoi Republika e Bullgarisë si anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për gabim të rëndë strategjik”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Bullgaria edhe sot e bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Lexo po ashtu Bullgaria edhe sot e bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Qeveria thotë se kjo nuk të ndikojë në reformat e brendshme, përkundrazi do të ketë reforma demokratike.

“Qeveria mbetet me të njëjtin drejtim strategjik. U anëtarësuan në NATO dhe do ta çojmë vendin drejt BE-së. Është obligimi ynë që t’i ndërtojmë standardet evropian brenda. Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër. E ardhmja e Maqedonisë është evropiane”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori