Administrata Tatimore e Kosovës njofton se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID 19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara mund të përfitojnë nga falja e interesit.
Sipas ATK-së, falja e interesit do të bëhet me kusht që tatimpaguesit të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë deri në fund të vitit.
“Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat janar 2020 deri dhjetor 2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 dhjetor 2020. Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.
Në Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike është paraparë plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, që parashihet lirimi nga interesi tatimpaguesit i obligimeve tatimore brenda vitit 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'