Mbyllet ndeshja spektakolare në Prizren: Kosovahome Prishtina fiton pas katër vazhdimeve ndaj Bashkimit
Një nga ndeshjet më interesante në basketbollin e femrave pasluftës u zhvillua të hënën në mbrëmje ndërmjet Kosovahome Prishtina-Bashkimi, që përfundoi pas plotë katër vazhdimeve, me shumë kthesa dhe emocione në Prizren.
Pas katër vazhdimeve, fitoi shënoi skuadra prishtinase me shifrat 141:136 (18:25, 18:25, 20:21, 32:17, 11:11, 15:15, 14:14, 13:8).
Takimi ishte shumë interesant, ku vashat prizrenase fitojnë dy çerekët e parë, 18:25 dhe 18:25, duke shkuar në pushim me rezultat 36:50. Perioda e tretë ishte më e barabartë 20:21, por kthesa ndodhi në periudhën e katërt. Skuadra prishtinase shkrin epërsinë e 16 pikëve, duke barazuar në 88:88, me dy pikë nga Enxhi Xhanaj dhe ndeshja shkon në vazhdime.
Në vazhdimin e parë, të dy skuadrat ishin në epërsi ndaj njëra-tjetrës, por jo të lartë, derisa me dy pikët nga Enisa Kamerolli përfundon 99:99 dhe ndeshja shkon në vazhdimin e dytë. Në këtë pjesë, Bashkimi kishte epërsi deri në shtatë pikë, por vashat prishtinase rikthehen edhe një herë, ku Kamerolli shënoi sërish për dy pikë (114:114), pesë sekonda nga fundi. Sërish në vazhdimin e tretë, skuadra prizrenase kishte shtatë pikë epërsi dhe u mendua se takimi do të përfundonte me fitoren e tyre, por, skuadra nga Prishtina nuk dorëzohet dhe jep maksimumin, ku arrin të barazojë shifrat në 128:128, ku Enisa Kamerolli shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira. E, në vazhdimin e katërt, Kosovahome Prishtina e nisi më mirë, duke krijuar në 135:128. Por, drama në Prizren vazhdoi, ku Bashkimi me një seri prej 0:8 kalon në epërsi 135:136. Megjithatë, në çastet e fundit Kosovahome Prishtina nuk gaboi më dhe triumfoi 141:136, duke ia shkaktuar humbjen e parë Bashkimit në këtë edicion pas shtatë fitoreve radhazi, derisa skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe tri humbje.
Te Kosovahome Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 40 pikë e tëtë kërcime, Era Shatri me 34 pikë e 21 kërcime, Enisa Kamerolli me 21 pikë, 11 kërcime e 11 asistime dhe Besjana Martinaj me 17 pikë, kurse te Bashkimi më të dalluarat ishin Lejzae Davidson me 49 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, Arbnore Përquku me 29 pikë, 10 kërcime e 16 asistime dhe Jeta Zeka me 24 pikë.
Në ndeshjet tjera të xhiros së tetë, Vëllaznimi ka mundur Penzën si mysafir me rezultat 61:81. Skuadra kuqezi ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse ajo pejane tri fitore dhe pesë humbje.
Fitoren e parë këtë edicion e ka shënuar Kastrioti, që ka mundur Trepçën me shifrat 60:74. Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe shtatë humbje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze