LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Shkolla do i shërbejë më së miri komunitetit në Vrajakë e Bratotin

Hoti: Shkolla do i shërbejë më së miri komunitetit në Vrajakë e Bratotin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mori sot pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme e Ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin, të Komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, Hoti uroi nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve të kësaj shkolle të re.

“Besoj që është një shkollë që do i shërbejë më së miri komunitetit në këtë pjesë, dy fshatrave, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Unë ju lus që të kujdesemi që edhe sallat e tjera dhe oborrin e shkollës, si dhe fushat tjera përcjellëse të jenë të kompletuara, për të ofruar kushte të njëjta të mësimit si këtu, si në çdo shkollë tjetër gjithandej nëpër Kosovë”, u shpreh Hoti.


Kryeministri Hoti tha se shpreson që kompania t’i kryej me kohë punimet në mënyrë që prerja e shiritit inaugurues të bëhet verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori