LAJMI I FUNDIT:

Ekonomisti Erton Bega thotë se në mungesë të aftësive menaxhuese, Qeveria Hoti po vepron me kufizime gjatë pandemisë

Ekonomisti Erton Bega thotë se në mungesë të aftësive menaxhuese, Qeveria Hoti po vepron me kufizime gjatë pandemisë

Ekonomisti Erton Bega, ka folur për masat kufizuese të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Bega konsideron se në mungesë të aftësive menaxhuese, Qeveria e Kosovës po vepron me ndalesa e kufizime.

“Nëse i krahasojmë rastet aktive për 1 milion banorë me coronavirus me shtetet fqinje, Kosova qëndron më mirë se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, dhe pak më keq se Shqipëria. Çuditërisht, Qeveria jonë mbyll dhe kufizon veprimtarinë e bizneseve prej orës 19:00 përderisa në shtete tjera fqinje që e kanë gjendjen më të rëndë, kufizimet/ndalesat fillojnë prej orës 22:00”,


“Për paradoks të këtij vendimi për ta rritur frustrimin qytetar, shtetet fqinje kanë miratuar disa paketa ekonomike e Kosova e votoj sot pakon ekonomike me vonesë tepër të madhe”.

“Kjo qeveri po udhëheq në stilin bardh e zi, përkatësisht në mungesë të aftësive menaxhuese të pandemisë ka zgjedhur të veproj me ndalesa dhe kufizime që kanë për bazë paligjshmërinë e disa bizneseve dhe individëve në respekt të masave anticovid. Kur nuk ke ide për menaxhim të situatave, atëherë është më së lehti me ia fut kot duke ndaluar funksionimin e ekonomisë”, thotë ai.

Ai ka folur edhe për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me ç’rast ka thënë se ky projektligj do të ishte shumë pozitiv po të ishte miratuar disa muaj më herët.

“Në anën tjetër kjo pako ekonomike do të ishte shumë pozitive sikur të ishte miratuar 4-5 muaj më parë, pasi vlera e projektuar financiare atëherë me këtë pako do të shumëfishohej deri tash”.

“Kuvendi i MËDITJEVE e vonoj votimin me muaj të tërë për inate personale/partiake duke i dhënë goditje të madhe ekonomisë dhe zhvlerësoi efektin financiar të pakos ekonomike duke e vonuar në kohë”.

“Kjo Qeveri e Zorit duhet të dorëhiqet sa më parë për t’i hapur rrugë funksionimit të rregullt në Kuvendit dhe shtetit në tërësi”, ka shkruar në fund Bega, njofton Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori