LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus komenton skenat provokuese me Dua Lipën në klipin e ri – mohon të ketë pasur marrëdhënie intime me artisten shqiptare

Miley Cyrus komenton skenat provokuese me Dua Lipën në klipin e ri – mohon të ketë pasur marrëdhënie intime me artisten shqiptare

Ajo së fundmi u bashkua me këngëtaren shqiptaro-britanike, Dua Lipa, për bashkëpunimin “Prisoner”, që aktualisht po renditet lart në top lista.

Miley Cyrus, 28 vjeçare, komentoi skenat e nxehta në klip me Duan, duke ndarë një seri të fotografive nga klipi me Duan, 25 vjeçe – përfshirë njërën prej tyre ku shfaqej duke e ngacmuar me një puthje, shkruan DailyMail.


Vetëm një ditë më parë, ylli amerikan Miley shkaktoi zhurmë në media, duke u shprehur se do të donte një takim seksual me bukuroshen zeshkane Dua.

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

Gjatë një paraqitje në ‘The Howard Stern Show’ në fillim të kësaj jave, prezantuesi i emisionit i tha Mileyt: ‘duket se të dyja po bëni seks të plotë’ në klipin e tyre “Prisoner”.

“Ne nuk kemi bërë seks”, u përgjigj ajo. “Dua Lipa vazhdimisht më kujton. Unë kurrë nuk kam parë një ëndërr erotike për Duan”, deklaroi më tej Cyrus.

“Kjo është diçka që ajo po më projekton. Fatkeqësisht nuk kam arritur të bëj seks me të”, tha më tej interpretuesja e hitit “Prisoner”.

Duke treguar se Dua është në një lidhje me Anwar Hadid, ajo vazhdoi: “Unë me të vërtetë nuk dua të kem marrëdhënie intime me Duan kaq shumë. Unë mendoj se e njoh atë shumë mirë si një shoqe dhe, si, unë nuk e di – jo në të vërtetë, jo”.

“Por mua më pëlqen patjetër të shtirem sikur kemi bërë diçka sepse përfundon marrim më shumë klikime për klipin tonë. Pra, është thjesht manipulim, vetëm manipulimi standard i kulturës pop”, tha Miley përgjatë emisionit.

Sidoqoftë, qëndrimi i saj shpejt u zhvendos ndërsa shtoi: “Në rregull, unë dua ta ndiej, për shembull, pesë përqind. Gjithnjë e më shumë po mendoj për këtë, unë bëj diçka”.

Gjatë të njëjtës intervistë, Miley gjithashtu zbuloi se kishte ‘shumë konflikt’ në martesën e saj me ish-in, Liam Hemsworth, por pranoi se ajo ende e do atë ‘shumë, shumë’.

Miley dhe Liam, 30 vjeç, u martuan në një ceremoni intime në dhjetor të vitit 2018, para se të ndaheshin vetëm disa muaj më vonë në gusht të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit

Santiana Maloku tregon se është një myslimane e devotshme, ndërsa publikon fotografi duke kryer faljen e mëngjesit

Magazina
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
BimBimma publikon fotografi me Era Istrefin në studio

BimBimma publikon fotografi me Era Istrefin në studio

Magazina
E inspiruar nga Pamela Anderson, Kim Kardashian duket më se atraktive dhe tërheqëse me volumin e flokëve të mbledhura

E inspiruar nga Pamela Anderson, Kim Kardashian duket më se atraktive dhe tërheqëse me volumin e flokëve të mbledhura

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Modelja e cila mbylli instalacionin

Modelja e cila mbylli instalacionin "New York to Dublin" për shkak të ekspozimit të gjoksit, kishte akuzuar Kanye Westin për homoseksualizëm

Magazina
Kalo në kategori