LAJMI I FUNDIT:

Karakaçanov pajtohet me Zaevin: Qeveria bullgare ishte me Hitlerin, por bullgarët nuk janë fashist

Karakaçanov pajtohet me Zaevin: Qeveria bullgare ishte me Hitlerin, por bullgarët nuk janë fashist

Zv. kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov u kyç online në radion “Kanal 77” gjersa kryeministri Zoran Zaev ishte i ftuar në studio. Për Karakaçanov, është një fakt historik që qeveria bullgare dhe cari ishin aleatë të Gjermanisë dhe Hitlerit, por kjo nuk do të thotë që Bullgarët duhet të quhen fashiste.

“Qeveria Bullgare dhe Cari bullgar ishin aleatë të Gjermanisë dhe Hitlerit. Ky është një fakt historik. Autoritetet e Italisë dhe shtetit kroat ishin aleatë, prandaj mos i quani ata fashistë”, tha Karakaçanov.

Ai gjithashtu iu referua masakrës në Vatasha, e cila sipas tij nuk ndodhi sepse popullsia ishte maqedonase, por për shkak të luftës midis shtetit dhe komunistëve. Ai thotë se kishte një rast të ngjashëm në Bullgarinë qendrore ku policia bullgare vrau 12-13 fëmijë.


“Kam qenë tre herë në Vatasha. Herën e parë në 94. Kam lexuar më shumë dokumente për Vatashën sesa kolegët tuaj. Ka incidente si Vatasha në Jastrebino në Bullgarinë qendrore ku policia bullgare vrau 12-13 fëmijë dhe i vrau jo sepse ishin maqedonas, por sepse ishte një luftë civile. Shteti kundër komunistëve nuk është kundër maqedonasve. Kjo sepse komunistët ishin në luftë me shtetin, ndërsa shteti kundër komunistëve, dhe jo kundër maqedonasve etnikë ose të tjerëve. Vatasha është një rast tragjik nga historia jonë e përbashkët”, vlerëson Karakaçanov.

Kryeministri Zaev theksoi se Marrëveshja e 2017-s me Bullgarinë mund të japë ende rezultate nëse zbatohet dhe nëse të dyja palët respektohen në negociata./Telegrafi/

Zaev: Intervista u dha për opinionin bullgar, nuk planifikojë të jap dorëheqje
Lexo po ashtu Zaev: Intervista u dha për opinionin bullgar, nuk planifikojë të jap dorëheqje

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori