LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Të bëhemi bashkë për interesat e qytetarëve të vendit

Gashi: Të bëhemi bashkë për interesat e qytetarëve të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se si grup do ta përkrahin Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në mënyrë që qytetarët të marrin përkrahjen ekonomike të shumëpritur.

Gashi gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike tha se në momente kritike për vendin partitë politike duhet të bëhen bashkë dhe t’i kalojnë proceset përpara.


“Në momente kritike për vendin jemi bo bashkë dhe duhet me u bo bashkë, e jo me u fsheh atje në një skutë dhe me pretendu popullin autentik-  imagjinar duke pretenduar se ndoshta një ditë ky popull do të nxjerr liderin e pakontestueshëm në krye të proceseve.  Në njerëzit  e zakonshëm bëhemi bashkë për interesa të vendit, për interesa të vendit ndoshta do të bëhemi bashkë prapë në të ardhmen. Në politikë koncepti ‘kurrë’ nuk ekziston. Ideja përjashtimore ‘le të kallet vendi se ne nuk duhet të bëhemi bashkë’ nuk duhet të ekzistoj për ne dhe nuk duhet të ekzistoj dhe për ju, andaj në këtë seancë ne e përkrahim dhe do t’i kemi votat tona që qytetarët e Kosovë ta marrin përkrahjen ekonomike dhe fiskale të shumë pritur”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori