LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Projektligji është i rëndësishëm për qytetarët e jo për Qeverinë

Haradinaj: Projektligji është i rëndësishëm për qytetarët e jo për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është i rëndësishëm për qytetarët e jo për Qeverinë.

“Ne i kemi dhënë nënshkrimet me bindjen e plotë sepse ky është ligji më i rëndësishëm për qytetarët e jo për Qeverinë. E përgëzoj PDK-në që e gjeti vullnetin me kalu këtë Projektligj”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se si Grup Parlamentar kanë insistuar që të gjithë deputetet të përkrahin këtë Projektligj.


“Është e vërtete që kemi pasur pengesa nga Lista Serbe. Ky projektligj për herë të parë qytetarëve do tu mbushë shportën drejtpërdrejtë nga institucionet buxhetore”, tha Haradinaj. /Telegrafi/