LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Geci tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme, shkak PDK-ja

Deputetja Geci tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme, shkak PDK-ja

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbëri Nagavci tha se Geci ka tërhequr nënshkrimin për shkak se iniciativa ishte e PDK-së.


“Zonja Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 4.12.2020 me iniciativën të PDK-së. Me arsyetimin se e ka nënshkruar listën e LDK-së, për iniciativën e LDK-së për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, sikurse herën e parë, e jo nismës e PDK-së. Deklaron se nuk ishte e njoftuar se iniciativa është e PDK-së, andaj e tërheq nënshkrimin e saj nga lista nënshkruese”, tha Nagavci.

Marigona Geci tregon pse e tërhoqi nënshkrimin, akuzon ashpër Kadri Veselin
Lexo po ashtu Marigona Geci tregon pse e tërhoqi nënshkrimin, akuzon ashpër Kadri Veselin

Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike është duke vazhduar. /Telegrafi/