LAJMI I FUNDIT:

Marigona Geci tregon pse e tërhoqi nënshkrimin, akuzon ashpër Kadri Veselin

Marigona Geci tregon pse e tërhoqi nënshkrimin, akuzon ashpër Kadri Veselin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Marigona Geci ka treguar se pse ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike, të iniciuar nga PDK.

Geci ka thënë se nënshkrimin e ka tërhequr për shkak të konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, transmeton Telegrafi.


“Ju vuajtjet tona na i keni marrë si ligësi, por tani do të ju tregoj se nuk jemi të dobët. E kam tërhequr nënshkrimin nga iniciativa e PDK-së, pasi që tash e di saktë se është një aktakuzë për ish-kryetarin e partisë tuaj, të dyshuar për vrasje të pas luftës. Ju keni menduar se ne nuk kemi guxim të përballemi me të vërtetën”, tha ajo.

Geci shtoi tutje se “Ne nuk frikësohemi të përmendim viktimat që janë vrarë nga një grup kriminelësh që janë thirrur në emër të luftës”.

Deputetes Geci i është ndërprerë fjala, pasi që kryesuesja e Kuvendit tha se ajo nuk po i përmbahet rregullores. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori