Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike që pritet të votohet në lexim të dytë gjatë ditës së sotme, nuk pritet të ndihmojë shumë punëtorët e sektorit privat.
Kështu po vlerëson kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili thotë se janë mbi 100 mijë punëtorë të cilët do të përfitojnë më pak se 20 euro nga kjo pako.
Ndërsa thotë se kjo pako më shumë do të jetë simuluese për sektorin publik se sa për atë privat.
“Nuk do të jetë për punëtorët e sektorit privat sepse mbi 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike, tetë, nëntë, eventualisht 10 euro, eventualisht deri në 20 euro do të jetë maksimumi, për mbi 100 mijë punëtorë, që do të thotë se për pakon e rimëkëmbjes ekonomike prapë do të jenë simulues për sektorin publik se sa për sektorin privat”, ka thënë Azemi.
Azemi vlerëson se amendamentet e propozuara nga PDK-ja janë pozitive, megjithatë shton se mosvotimi deri më tani nuk do shfajësojë Qeverinë e Kosovës, për dëmet që i ka shkaktuar këtij sektori.
“Uroj që kjo pako me në fund të votohet, janë sinjalet që kjo do të votohet megjithatë, do të thotë e keqja që e kanë bërë deri me tani nuk ka shfajësim. Është një pako më e avancuar se sa që ka qenë ajo. Pako më e avancuar është sepse punëtorët nën 10 mijë euro kursime do të simulohen, ose të rimbursohen mjetet e tyre që nga viti 2023, dhe është parapa që punëtorët që kanë humbur vendin e tyre të punës të paguhen për tre muaj nga 300 euro”, thotë ai.
Azemi thotë se nga kjo pako do të fitojnë rreth 30 mijë punëtorë, por brengë më të madhe e ka çfarë do të bëhet me mbi 100 mijë punëtorët që nuk kanë kontrata pune, ku shteti nuk do t’i paguajë pasi që nuk ka evidenca për ata punëtorë.
Ai thotë se këta persona do ta humbin të drejtën e tyre për të përfituar nga kjo pako sepse gjatë gjithë kohës kanë punuar pa kontrata.
“Brenga më e madhe tek sindikata është sepse punëtorët ndoshta kjo çka i takon nga 300 euro për tre muaj ditë, do të jenë rreth 30 mijë punëtorë me kontrata pune, por kemi mbi 100 mijë punëtorë të cilët në njëfarë forme nuk ekzistojnë askund dhe shteti tanimë nuk mund të bëjë pagesë sepse nuk ka askund evidencë për ata punëtorë andaj këtu është shqetësimi jonë më i madh, për të cilët punëtorë të cilët kanë qenë pa mbështetje por edhe tash do ta humbin këtë të drejtë sepse gjatë gjithë punës kanë punuar pa kontrata pune, pa pagesat Trust-it dhe janë pothuajse në fazën zero”, ka thënë Azemi.
Ndërsa ka fajësuar punëtorët që po e humbin mundësinë që edhe ata të përfitojnë nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike shkaku i mungesës së kontratës.
“Punëtorët prapë fillojnë të jenë pa kontrata pune, në mënyrë masive dhe e keqja është që tani edhe vet punëtorët i fajësoj sepse sa punëtori ka humbur simulimet e tyre për pakon emergjente, për pakon për rimëkëmbje dhe për pakon tash që do të humb, për shkak që nuk ka kërkuar një kontratë ose nuk ka bërë presion tek pronari i kompanisë që ta ketë një kontratë dhe gjitha këto benefite punëtori i Sektorit Privat i ka humbur”, ka thënë Azemi për kp.
Azemi thotë se deri më tani janë 80 mijë punëtorë që kanë humbur vendin e tyre të punës, dhe se deri në fund të këtij viti do të kalojë shifrën në mbi 100 mijë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025