Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), po paguan një kompani me 1 dollar për të mbledhur material guror nga Hëna.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të enjten Lunar Outpost nënshkroi kontratën për të mbledhur mostra për agjencinë hapësinore amerikane.
Kjo është një nga katër kontratat e dhëna nga NASA nën programin e saj të mbledhjes së burimeve hënore me kosto të ulët.
Ofertuesit e tjerë fitues ishin Masten Space Systems me bazë në Kaliforni dhe ispace me bazë në Tokio, së bashku me ndihmësin e saj evropian.
“Kompanitë do të mbledhin mostrat dhe më pas do të na japin prova vizuale dhe të dhëna të tjera që janë mbledhur”, tha një zëdhënës i NASA-s.
“Plani është që misioni të zhvillohet në vitin 2023, por ne jemi duke punuar me disa kompani të ndryshme zbarkimi, të cilat mund të rezultojnë në një datë të hershme nisjeje”, tha për BBC, shefi ekzekutiv i Lunar Outpost, Justin Cyrus.
Lunar Outpost me bazë në Colorado, një firmë robotikësh, do të paguhet 1 dollar për mbledhjen e shkëmbinjve të Hënës nga Poli i Jugut.
Mirëpo sipas BBC, tarifa nuk është motivimi për këto kompani. Pritet të ketë shumë përfitime për misionin siç është lejimi i firmave për të praktikuar nxjerrjen e burimeve nga sipërfaqja hënore.
Marrëveshja nuk ka të bëjë me paratë
“Shuma nominale e madje e një dollari është një precedent i rëndësishëm që NASA është duke e krijuar”, tha Sinead O’Sullivan një eksperte e hapësirës.
“Inovacioni këtu nuk ka të bëjë me vlerën financiare por krijimin e normave ligjore dhe të biznesit për krijimin e një tregu të blerësve dhe shitësve jashtë kufizimeve të Tokës”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur