LAJMI I FUNDIT:

13,784 raste aktive dhe 1,062 të vdekur nga coronavirusi

13,784 raste aktive dhe 1,062 të vdekur nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se aktualisht numri i rasteve aktive është 13.784, ndërsa deri tani në Kosovë janë shënuar 1,062 viktima nga coronavirusi.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.


Ndryshe, një ditë më parë është shënuar numri më i lartë i viktimave. Për 24 orë janë shënuar 22 vdekje.