LAJMI I FUNDIT:

Portugalia miraton planin e vaksinimit kundër coronavirusit – jepen të gjitha detajet

Portugalia miraton planin e vaksinimit kundër coronavirusit – jepen të gjitha detajet

Portugalia njoftoi të enjten planet për të vaksinuar njerëzit kundër coronavirusit vullnetarisht dhe falas dhe tha se shpresonte ta bënte këtë në gati 10% të popullsisë gjatë fazës së parë që do të nisë muajin tjetër.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, përparësi do t’u jepet atyre mbi 50 vjeç me kushte para-ekzistuese, të tilla si sëmundje koronare ose probleme të mushkërive, profesionistë të vijës së parë nga sektorë të tillë si shëndetësia, ushtria dhe siguria, si dhe njerëzit në shtëpitë e kujdesit dhe njësitë e kujdesit intensiv.


Kështu, siç thuhet më tej, faza e parë duhet të përfundojë midis janarit dhe shkurtit, tha Francisco Ramos, koordinatori i forcës së qeverisë për vaksinimin.

Ai gjithashtu tha se faza e parë mund të zgjatet deri në prill nëse do të ketë vonesa.

Vaksinimi do të administrohen në 1,200 pika vaksinimi në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

“Ne tashmë mund të shohim dritën në fund të tunelit, por jo të gjitha vaksinat arrijnë në ditën e parë… ato do të arrijnë gradualisht gjatë gjithë vitit”, ka thënë kryeministri Antonio Costa.

Po sipas Reuters, 2.7 milionë njerëz të tjerë do të vaksinohen gjatë fazës së dytë të planit, duke përfshirë ata të moshës 65 vjeç e lart, dhe pjesa tjetër e popullsisë pritet të vaksinohet gjatë një faze të tretë.

Ministrja e Shëndetësisë, Marta Temido, ka bërë të ditur se vendi do të blinte 22 milionë doza të vaksinës për COVID-19 për 200 milionë euro.

Ajo kishte nënshkruar marrëveshje për të blerë vaksinat me prodhuesit potencialë CureVac, Pfizer-BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson, Sanofi dhe GSK.

Ndërkohë njësia portugeze e Pfizer tha të mërkurën se do të jetë në gjendje të shpërndajë vaksinën e saj tre ditë pasi agjencia e ilaçeve e Bashkimit Evropian të jep dritën jeshile.

Ndryshe, Portugalia, me një popullsi prej rreth 10 milionë njerëz, ka raportuar 307,618 raste me coronavirus dhe 4,724 vdekje.

Pas një vale relativisht të lehtë të parë të sëmundjes krahasuar me vende të tilla si Spanja ose Italia, Portugalia ka pësuar një numër rekord të infeksioneve dhe vdekjeve gjatë valës së dytë gjatë javëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori