Procesi i integrimit të RMV-së në BE, s’janë formuar ekipet negociatore
Në prag të vendimit final për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve, si dhe në rreth 100 ditë mandat të kësaj Qeverie, vendi nuk i ka akoma gati as ekipet negociatore. Nga Sekretariati për Çështje Evropiane arsyetohen se janë në proces të përshtatjes së këtyre ekipeve me metodologjinë e re të anëtarësimit. Paralelisht, sipas tyre, bëhen edhe analiza në qeveri të cilat do të përdoren për riorganizimin dhe operacionalizimin e strukturës negociuese.
“Llogaria është se në procesin e negociatave në strukturën horizontale do të duhet të kyçen 1500-2000 nëpunës shtetëror dhe ekspertë në fushën e kapitujve, por duke pasur parasysh përvojën e vendeve të tjera, struktura do të duhet në vazhdimësi të përforcohet dhe plotësohet. Kjo sigurisht është e lidhur edhe me metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim. Nga këtu, erdhi nevoja e patjetërsueshme për rishikimin e vendimeve dhe adaptimin adekuat të mekanizmave koordinuese për bërjen e këtyre negociatave”, thonë Sekretariati për Çështje Evropiane.
Pavarësisht interesimit të lartë të mediave, Sekretariati për Çështje Evropiane as gjatë mandatit të kaluar nuk ka treguar çfarë e pengon në formimin e këtyre ekipeve.
Ivan Stefanovski nga “Eurothink” thotë se tashmë duhet të dihet se cilët persona do të vendosen në pozita kyçe gjatë negociatave.
“Është e vërtetë se për të filluar negociata thelbësore duhet ta kemi strukturën e saktë negociuese të cilën për momentin nuk e kemi të kompletuar. Ne duhet të dimë saktë se cilët persona në cilat vende do të ulen dhe kush për çfarë do të jetë kompetent. Sekretariati, si bartës i këtij procesi, por edhe shteti në përgjithësi, të gjithë institucionet shtetërore, duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të tërheqin kuadro sa më cilësore dhe profesionale…”, tha Ivan Stefanovski, Eurothink.
Arritjet e Sekretariatit në 100 ditët e para të mandatit, ata thonë se në detaje do t’i prezantojnë në Qeveri por mburren me zbatimin e suksesshëm të programimit të IPA 3, AF 2021 dhe 2022 dhe se kanë rishikuar listën e vetme të projekteve në sektorët transport, energjetikë, ambient jetësor, transformim digjital dhe sociale.
Ndërkohë në Kuvend, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, nuk është formuar akoma Këshilli nacional për eurointegrime, i cili është trup i rëndësishëm për monitorimin e procesit integrues të vendit. Në raportin e KE-së kërkohej të vazhdohet edhe me zbatimin e ligjeve, përveç miratimit të tyre. Para së gjithash u kërkua luftë e pakompromis ndaj korrupsionit, reforma në administratë, ndryshim i Kodit zgjedhor dhe politika efikase për mbrojtjen e ambientit jetësor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos