Nëntë persona kanë vdekur dhe 283 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Prishtinës.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit në gjithë territorin e Kosovës brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në raport.
Kurse, rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.510 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 627 raste pozitive”, është bërë e ditur përmes njoftimit.
Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit