Nuk ka dyshim se blerja e një automjeti të përdorur është një proces shumë i kërkuar në të cilin mijëra euro mund të humbasin për shkak të një vendimi të keq.
Kilometrat e makinës janë të dhëna që mund të manipulohen, dhe arsyeja është, sigurisht, dëshira për të mbuluar kilometrazhin, transmeton Telegrafi.
Gjegjësisht, një makinë me shumë kilometra, mund të jetë shumë e dëmtuar (jo në të gjitha rastet), dhe mundësitë që ajo të pësojë dëme më shpejtë janë të mëdha. Me një fjalë, duke blerë një makinë, që i hiqen kilometrat, blerësi paguan një çmim më të lartë sesa automjeti me të vërtetë ia vlen.
Kompania carVertical , e cila kontrollon historikun e automjetit bazuar në numrin e shasisë, kreu një sondazh për të përcaktuar se në cilat makina hiqen më shpesh kilometrat. Duke vepruar kështu, ata grumbulluan të dhëna nga baza e tyre e të dhënave të gjera.
Gjatë një periudhe 12-mujore, midis tetorit 2019 dhe tetorit 2020, stafi i carVertical mblodhi të dhëna nga tregje të ndryshme në botë, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Francën, Slloveninë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Letoninë, Bullgarinë, Ukrainën, Serbinë, Gjermaninë, Kroacinë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.
BMW është subjekti më i popullarizuar i mashtrimit
Lista e marrë përmban përqindjet e makinave me kilometrazh bazuar në të gjitha modelet e vëzhguara.
Të dhënat e disponueshme zbulojnë se rastet e zvogëlimit të kilometrazhit janë më të zakonshmet në mesin e makinave nga prodhuesit gjermanë, veçanërisht nga segmenti premium.
Tregtarët e pandershëm të makinave të përdorura shpesh ndryshojnë kilometrazhin në automjete si BMW Seria 7 ose X5. Hulumtimet kanë treguar se pothuajse çdo i tretë BMW Seria 7, X5, dhe madje edhe 5 Seritë kanë kilometrazhin e ndryshuar.
Përveç BMW, është gjithashtu në listë edhe Audi (A5 / A6), Mercedes E-Class, dhe markat tjera të tilla si Skoda dhe Volkswagen.
Rumania është një udhëheqëse famëkeqe
Siç pritej, mashtrimet me kilometra janë shumë më të zakonshme në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ndërsa prania e tyre në vendet perëndimore është dukshëm më e ulët.
Pjesa më e madhe e makinave me kilometrazh është regjistruar në ato vende me importe të forta të automjeteve të përdorura nga Evropa Perëndimore.
Çdo makinë e dhjetë në Rumani ose Letoni ka një mundësi të lartë të manipulimit të numrit të kilometrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë duhet bërë kur mbinxehet motori?
Përpjekja për të "ringjallur" një veturë të dëmtuar nga aksidenti, sfida më e vështirë
Shitjet e veturat elektrike janë ende në rënie - a janë e ardhmja hibridet?
"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori
Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve