LAJMI I FUNDIT:

Stefoska: Kemi nevojë për agjendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimorë për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë

Stefoska: Kemi nevojë për agjendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimorë për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë

Sot u mbajt një takim të ministrave të platformave të Ballkanit Perëndimor për arsim, trajnim, hulumtim dhe inovacione, që i bashkoi palët kryesore të Bashkimit Evropian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit që u mbajte online, në tryezat e rrumbullakëta të veçanta tematike, ministrat përgjegjës për inovacionin, hulumtimin, arsim dhe kulturë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia diskutuan dhe prezantuan pikëpamjet e tyre mbi Agjendën e Ballkanit në tryeza të rrumbullakëta të veçanta tematike, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Gjatë takimit, Marija Gabriell, Komisionerja evropiane për inovacione, hulumtim, kulturë, arsim dhe të rinj, prezantoi vizionin e saj dhe narrativen e re për Ballkanin Perëndimore: “Agjenda e Ballkanit Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rininë dhe sportin” strategji gjithëpërfshirëse, afatgjate për bashkëpunim të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim, i cili u mbajt në një nivel të lartë ministror, morri pjesë edhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska e cila me prezantimin e saj tregoi për vlerat kulturore, duke theksuar tre prioritetet e mandatit të saj: integrimi evropian, trashëgimia kulturore dhe të rinjtë. Kisha dashur këto prioritete, të jenë më të dukshme në Agjendën e Kulturës në Ballkanin Perëndimor tha Stefoska. Në takimin e sotëm ministrat e përfshin kulturën në Agjendën-Ballkani Perëndimor, përmes një linje të veçantë strategjike. Përveç kësaj në takim në nivel të lartë u miratua një buxhet m i lartë për programin e Evropës Kreative të Komisionit Evropian.

“Në kuadër të këtyre qëllimeve, vëmendje e veçantë duhet t’ i kushtohet krijimit të një platforme rajonale të politikës kulturore që do të përfshinë një bazë të dhënave të përbashkët. Për Trashëgiminë kulturore, Stefoska tha se është e nevojshme të inkurajohen qasjet inovative dhe përdorimi alternativ i trashëgimisë kulturore me qëllim që të krijohen lidhje dhe tradita të reja që i afrojnë komunitetet dhe forcojnë ndjenjat e përkatësisë. Në fjalimin e saj para delegatëve të lartë të KE dhe ministrave nga Ballkani perëndimor, Stefoska theksoi nevojën për një mbështetje të shtuar mbi lëvizshmërinë e operatorëve të kulturës, veçanërisht të rinjtë, dhe mbështetjen dhe zhvillimin e industrive krijuese”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.

Në fund, ministrja Stefoska theksoi se kemi nevojë për këtë agjendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimorë për inovacione, hulumtim, arsim, kulturë, të rinj dhe sport dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë dhe zgjerojmë arenën e kulturës evropiane si një mjet thelbësor për ndërtimin e ardhmërisë tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori