Me më shumë se 300 amendamente të deponuar në Parlament, koalicioni Aleanca për shqiptarët (ASH) dhe Alternativa (AAA) do të tentojë që të pamundësojë miratimin e ndryshimeve në Rregulloren e punës së deputetëve. Nga koalicioni ASH-AAA theksojnë se për funksionimin online të Parlamentit nuk ka kushte as teknike, as demokratike. Koordinatori i grupit parlamentar të këtij koalicioni Skender Rexhepi duke elaboruar amendamentet e koalicionit mbi ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit ka deklaruar se vërejtjet e tyre kanë të bëjnë për mënyrën se si po tentohet të ndryshohet ajo.
Edhe nga OBRM-PDUKM kanë vërejtje për procedurën e miratimit të ndryshimit të Rregullores. Tomço Mucunski thotë se ndryshimi i Rregullores për punën e deputetëve detyrimisht duhet të bëhet me konsensus, e jo të njëjtat të miratohen me forcë. Përveç koalicionit ASH-AAA të cilët kanë deponuar në Parlament më shumë se 300 amendamente edhe partitë tjera opozitare kanë vërejtjet e tyre për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit. Gazeta KOHA mëson se numri i amendamenteve të deponuara në Parlament nga të gjitha partitë opozitare është 3 mijë. Por, kjo nuk është hera e parë që partitë që kanë qenë në pushtet kanë tentuar të bëjnë ndryshime në Rregulloren e punës së Parlamentit. Edhe OBRM-PDUKM kur kishte shumicë në Parlament ka tentuar ta ndryshojë rregulloren. Opinionisti Berat Azizi vlerëson se përplasjet e fundit në Parlament janë me karakter politik dhe ikje nga përgjegjësia në kohë pandemie. “Opozita ka të drejtë të parashtrojë amendamente në lidhje me rregulloren e re të punës së Parlamentit, por kuptohet nëse këto janë të mbështetura në fakte dhe argumente. Në anën tjetër pozita është e bindur se mbajtja e seancave online ka bazë ligjore dhe do të mbrojë deputetët nga infektimet e mundshme. Duke parë përplasjet e të dyja palëve mund të konstatojmë se shumë herët e kanë nisur fushatën elektorale dhe sillen si kur të jenë në fushatë e jo ne gjendje të jashtëzakonshme”, shprehet Azizi.
Sipas tij, seancat online nuk do të jenë efikase sa duhet për shkak të shumë rrethanave teknike dhe teknologjike. “Sa të besueshme do të jenë votimet elektronike në një Parlament ku edhe për votimet fizike ka mospajtime dhe akuza të ndryshme. Pavarësisht përplasjeve pozita për të ecur proceset përpara dhe për të luftuar pandeminë do të duhet të vazhdojë punën dhe në këtë mënyrë do të shmang përgjegjësinë dhe nëse eventualisht ka bllokim të punës së Parlamentit përgjegjësia do të bie mbi opozitën. Me një fjalë do të ishte mirë që përplasjet politiko elektorale të ndërpriten dhe fokusi të drejtohet në çështjet siç janë shëndetësia, ekonomia dhe bisedimet me BE-në”, nënvizon Azizi.
Opozita shqiptare përveç vërejtjeve për procedurën e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ka vërejtjet e saj edhe për zbatimin e ligjit të gjuhëve në procedurat parlamentare. Halil Snopçe, deputet i ASH-së, njëkohësisht kryetar i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, ka kërkuar nga organet e Parlamentit përkthimin e disa materialeve për mbajtjen e mbledhjes të këtij Komisionit por kjo gjë nuk i është mundësuar. “Javën e kaluar e caktova mbledhjen e dytë të Komisionit dhe dita e premte ishte afati i fundit ligjor për mbajtjen e mbledhjes. Përpara caktimit të mbledhjes vendosa ti drejtohem me një shkresë tjetër, tani kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi. E informova po ashtu se për mbledhjen e parë nuk mu sigurua përkthimi i materialeve në gjuhën shqipe. Pra kërkova sqarim me shkrim se edhe nga ai pse nuk përkthehen materialet edhe në gjuhën shqipe. Mund të supozoni se përgjigje nuk pata”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së. Gazeta KOHA kontaktojë shërbimet e Parlamentit dhe nga atje thonë se në të gjitha procedurat Parlamentare konform Rregullores për punën e Parlamentit dhe Ligjit për gjuhët respektohet përdorimi i gjuhës shqipe. Ndryshe, përmirësimi i kapacitetit demokratik të Parlamentit vazhdon të jetë edhe më tej pjesë e procesit të “Zhan Mones”./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe