LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani në takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituara në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani në takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituara në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të akredituara në Maqedoninë e Veriut. Takimi ishte në funksion të asaj që Ministri t’i informojë Ambasadorët për prioritetet nga mandati i tij, por edhe të jepë një përmbledhje për ngjarjet aktuale të lidhura me agjendën evropiane të vendit, posaçërisht sfidat në raportet bilaterale me Bullgarinë dhe procesi për miratimin e kornizës negociuese si parakusht për nisje të negociatave me BE-në.

“Maqedonia e Veriut sot është vend që ka raporte multietnike stabile, afatgjate dhe funksionale, me mekanizma të fortë për mbrojtje, qoftë të drejtave individuale të qytetarëve, ashtu edhe atyre kolektive të komuniteteve etnike. Nuk heqim dorë nga ambicia jonë që të vazhdojmë me integrimin e jashtëm me fqinjësinë tonë më të afërt, që duam të rezultojë me raporte stabile dhe kualitative ndërfqinjësore, me potencial që të kalojnë në miqësi të përhershme me besim të fortë mes vete”, theksoi Osmani.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Në këtë kontekst, Osmani tha:


“Shteti ynë në vitin 2020 ka arritur shkallë të lartë të harmonizimit të pozicionieve të BE-së, madje edhe 93 %, që është indikator se vendi i zbaton vlerat dhe principet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian”.

Duke folur për politikën e jashtme të vendit, Osmani theksoi edhe mbështetjen aktive të multilateralizmit dhe përfaqësimin e rritur të vendit në organizatat multilaterale. Në këtë drejtim, i informoi Ambasadorët për kandidaturën e dorëzuar për kryesimin me OSBE0-në për vitin 2023.

“Përforcimi i multilateralizimit, nëpërmjet dialogut dhe partneritetit, si dhe vazhdimi i zhvillimi të marrëdhënieve fqinje ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së është pika fillestare e programit të ardhshëm për kryesimin tonë.

Ministri i informoi ambasadorët edhe për aktivitetet e ministrisë në drejtim të përforcimit të diplomacisë ekonomike.

“I një rëndësie të veçantë është rritja e bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe multilateral me vendet tjera në drejtim të thithjes së investimeve të huaja, rritjen e eksportit dhe promovimin e potencialeve turistike të vendit”, theksoi Osmani.

Duke folur për prioritetet në drejtim të diplomacisë ekonomike, ministri e prezantoi konceptin e ri, nëpërmjet emërimit të këshilltarëve ekonomik nëpër misionet diplomatike të cilat pritet që në mënyrë të fokusuar të punojnë për arritjen e këtyre qëllimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar

Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori