Filipçe: Sistemi shëndetësor përgatitet për vaksinimin për COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në ‘Click Plus’ në TV21, mes tjerash foli edhe për vaksinat për coronavirus duke theksuar se tashmë po punohet se cili grup i qytetarëve do të ketë rekomandim për pranim të vaksinës.
“Vaksinimi me këtë vaksinë do të jetë një nga operacionet më të mëdha logjistike që duhet ta zbatojë sistemi ynë shëndetësor, dhe me siguri do të na duhet ndihma edhe nga sektorët tjerë – të pranohen vaksinat, të mbahen në mënyrë të përshtatshme, të barten, të çohen deri në vendin ku kanë aplikuar personat që më herët janë përzgjedhur si kategori e rrezikuar që duhet ta pranojnë vaksinën, dhe ne seriozisht punojnë në këtë fushë”, tha Filipçe.
Ai bëri të ditur se tashmë janë angazhuar operatorët ekonomikë të cilët do t’i mbajnë dhe transportojnë vaksinat dhe se ta kanë shprehur gatishmëri të mbështesin këtë sistem.
“Janë komunikuar të gjitha pikat e vaksinave dhe një fondacion amerikan. Morëm ndihmë me frigoriferë me temperaturë deri në -70 për vaksinën ‘Pfizer’ që është e vetmja në këtë temperaturë, por ne duhet të sigurojmë kushte edhe për atë vaksinë”, tha Filipçe duke cekur se në pjesën e pranimit, mbajtjes dhe transportimit të vaksinës në vendet ku duhet të jepen vaksinat plani është gati dhe se javën e ardhshme do të organizohet edhe një ushtrim se si do të duket kjo në terren.
Filipçe shtoi se vaksinimin do ta bëjnë mjekët dhe infermieret që për momentin punojnë me pacientë me coroanvirus, dhe për këtë do të organizohet edhe trajnim.
“Ky është plani, për shkak se me siguri edhe vitin e ardhshëm, kur e presim vaksinën në muajt e parë, ende do të ketë pacientë të infektuar me coronavirus dhe mjekët dhe infermieret tashmë që tani punojnë me pacientë me COVID-19 edhe atëherë do të punojnë me të njëjtit”, thotë Filipçe.
Ministri sqaroi se Maqedonia e Veriut do të merr 400 mijë vaksina, por se nuk dihet nëse do të arrijnë menjëherë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve