OBRM-PDUKM-ja në protestë, akuzon kryeministrin Zaev për shitjen e interesave kombëtare

Opozita maqedonase ka bllokuar për rreth dy orë trafikun në Shkup në protestën e organizuar kundër qeverisë, për shkak të siç ka thënë, “shitjes së interesave kombëtare e shtetërore në bisedimet me Bullgarinë”.
Me moton “Për shpëtimin e së ardhmes maqedonase dhe për të ardhmen e popullit maqedonas”, protestat janë mbajtur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe para qeverisë.
“Populli duhet të dijë të vërtetën, partia më e madhe e opozitës duhet të dijë të vërtetën se për çfarë po bisedohet në Bullgarinë”, ka deklaruar lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.
Ai ka përsëritur qëndrimin se OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, në rast se më të qeveria dëmton interesat kombëtare, gjuhën maqedonase, kombin maqedonas si dhe nëse heq dorë nga pakica maqedonase në Bullgari”.
Paraprakisht deputeti i kësaj partive, Antonio Milloshoski, ish ministër i Jashtëm kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov duke akuzuar për negociata të fshehta me Bullgarinë, në dëm të interesave të Maqedonisë së Veriut.
“As Bujar Osmani, as Zoran Zaevi dhe as Nikolla Dimitrov nuk kanë të drejtë të bëjnë pazar me interesat shtetërore e kombëtare. Ata nuk kanë të drejtë të luajnë me të rënët, kujtimet dhe të kaluarën, me dhimbjen dhe me vlerat tona për çlirimin e Maqedonisë dhe Evropës. Ata duhet sa më parë që të japin dorëheqje”, ka deklaruar deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.
Por, pretendimet e opozitës janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit, Zoran Zaev duke akuzuar OBRM-PDUKM-ja se “punon për shërbime të huaja në dëm të shtetit”.
“Atdheu ynë është i tërë dhe mbetet i tërë. Mickoski paraqet rrezik për shtetin dhe qytetarët. Mickoski dhe OBRM-PDUKM vazhdimisht bllokojnë proceset në vend, po bllokojnë luftën kundër koronavirusit, po bllokojnë punën e Kuvendit, po bllokojnë përparimin drejt NATO-s, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shumica e qytetarëve i dhanë mbështetje të madhe progresit dhe të ardhmes. Republika e Maqedonisë së Veriut po lëviz përpara drejt një të ardhme progresive dhe drejt realizimit të angazhimeve strategjike”, ka deklaruar StefanVasev, përfaqësues i LSDM-së.
Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut pasuan veton bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Korniza e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ishte paraparë të miratohej në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, më 10 nëntor, por kjo u kundërshtuar nga Sofja e cila kërkon nga Shkupi marrëveshje paraprake mbi prejardhjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase, të cilat pretendon se kanë rrënjë bullgare, por ato janë refuzuar nga autoritetet në Shkup./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?