LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Emrat e stadiumeve Shahin Haxhiislamit dhe Tahir Vokshit të vihen në pllakë, Komuna të zbatojë vendimet e Kuvendit

Grabovci: Emrat e stadiumeve Shahin Haxhiislamit dhe Tahir Vokshit të vihen në pllakë, Komuna të zbatojë vendimet e Kuvendit

Në cilësinë e asamblistit komunal të Pejës, zv/Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci, ka kërkuar me ngulm nga Ekzekutivi komunal i Pejës që të jetësohet sa më shpejt vendimi i Kuvendit komunal të Pejës, i votuar unanimisht, për emërimin e stadiumit të qytetit ‘Shahin Haxhiislami’ në formë edhe tabelare të pllakosur, siç edhe e bartë emrin me nderë si dhe stadiumi – fusha në Brestovik me emrin e legjendës tjetër të futbollit Tahir Vokshi.

“Ne kemi vendosur këtu në këtë kuvend për këto emërime dhe që moti kjo punë ka marrë fund. Në të dyja këto institucione sportive mungon emërtimi tabelarë. Nuk ka kurrfarë kijameti mendodhë kjo. Ekzekutivi duhet me zbatu vendimet e këtij kuvendi. Këto emërime neve na bëjnë nderë së pari më shumë se vet atyre legjendave. Sa i përket asaj se po pritet me përfunduar punimet, kjo nuk paraqet problem sepse aty ndeshjet zhvillohen dhe pse mos të jenë emërtimet. Nëse bazohemi në pritje të punimeve në stadiumin e qytetit, kjo punë shkon larg, sepse ai vetëm se ka filluar të prishet para se të punohet. Emërimet tabelare nuk na pengojnë dhe na nderojnë.”-u shprehë Grabovci.


Grabovci tutje i ka dhënë mbështetje zyrtarizimit të emërimit të fushës së basketbollit ‘Valon Begolli’, fushë në të cilën ekziston pllaka emërtuese porse ka munguar vendimi.

“Këta tre emra, Valoni, Shahini dhe Tahiri, me përulje flasim për ta. Le të kryhen sot këto vonesa le të mbyllet kjo.”-tha ai.

Kuvendi më pas ka votuar unanimisht për zyrtarizimin e vendimit të emërtimit të fushës së basketbollit me emrin e të ndjerit Valon Begolli, fushën e tenisit me emrin e Enes Nallbanit dhe hapësirën tjetër sportive me emrin ‘Rifat Shala’ ndërsa që Ekzekutivit i është kërkuar nga ana e kryesuesit të Asamblesë Islam Husaj, që në afat optimal të vihen pllakat tabelare, me emrat respektiv të Shahin Haxhisilamit dhe Tahir Vokshit të ngritura si çështje nga Arbër Grabovci./Njeshi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori