LAJMI I FUNDIT:

Kombet e Bashkuara: Pandemia COVID-19 do të ndikojë në rritje të nevojës për ndihmë humanitare

Kombet e Bashkuara: Pandemia COVID-19 do të ndikojë në rritje të nevojës për ndihmë humanitare

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare ka thënë se “shoku” i pandemisë COVID-19 ka nxitur një rritje të pashembullt të nevojës për ndihmë, duke vlerësuar se pothuajse një çerek miliardi njerëz do të kërkojnë ndihmë më 2021.

Në raportin e saj vjetor të publikuar më 1 dhjetor, kjo Zyrë ka thënë se parashikon rritje prej 40 për qind të numrit të personave që do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm, në krahasim me këtë vit.

Nëse të gjithë këta njerëz do të jetonin në një shtet, ai do të kthehej në vendin e pestë më të banuar në botë, me një popullsi prej 235 milionë banorëve.


“Piktura që jemi duke krijuar këtë vit është perspektiva më e errët sa u përket nevojave humanitare dhe kjo për shkakun se pandemia ka prekur vendet më të brishta në planet”, ka thënë nënsekretari i OKB-së për Çështje Humanitare dhe Koordinator për Emergjenca, Mark Lowcock.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë nga vitet 1990, që varfëria esktreme do të rritet, jetëgjatësia do të ulet dhe shifrat vjetore të vdekjeve nga HIV-i, tuberkulozi dhe malaria do të dyfishohen.

“Bota e pasur tani mund të shoh dritë në fund të tunelit. E njëjta gjë nuk vlen për vendet më të varfra. Kriza me COVID-19 ka shtyrë miliona njerëz drejt varfërisë dhe ka rritur tejet shumë nevojën për ndihmë humanitare”, ka thënë ai duke theksuar që frikësohet se “mund të dyfishohen” shifrat e personave që vuajnë nga uria.

Lowcock ka thënë se problemi më i madh do të jetë në Jemen, ku ka rrezik për shkallë të lartë të kequshqyerjes, derisa vendet tjera që do të kenë nevojë për ndihmë janë: Afganistani, Kongo, Haiti, Nigeri, Sudani Jugor, Ukraina dhe Venezuela. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori