LAJMI I FUNDIT:

Miratohen dy mendime juridike – njëri lidhur me Kodin e drejtësisë për të mitur dhe tjetri lidhur me kamatat

Miratohen dy mendime juridike – njëri lidhur me Kodin e drejtësisë për të mitur dhe tjetri lidhur me kamatat

Është mbajtur seanca e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, me ç’rast janë miratuar dy mendime juridike, njëri lidhur me paqartësitë në Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe tjetri lidhur me kamatat.

Kryetari i Gjykatës, Enver Peci, në shtator të këtij viti, bëhet e ditur se ka pranuar kërkesë për mendim juridik nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për të sqaruar paqartësitë lidhur me paragrafin 1 të nenit 64 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur.


Dega penale e gjykatës, ka përgatitur opinionin juridik përkitazi me këtë kërkesë, dhe pas shqyrtimit në seancë, me vota unanime, është votuar nga gjyqtarët, draft-mendimi juridik.

“Po ashtu, dega civile e gjykatës, ka përgatitur opinionin juridik lidhur me kamatat, ligjin e aplikueshëm, lartësinë dhe periudhën e llogaritjes së kamatave, pasi në praktikën gjyqësore, gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave të instancave më të ulëta, Gjykata Supreme, ka konstatuar praktikë jo unike lidhur me çështjen e kërkesave për kamatën. Praktika jo unike e gjykatave të instancave më të ulëta kryesisht ka të bëjë me ligjin e aplikueshëm, normën e interesit dhe kohën e rrjedhës së kamatës”, thuhet në njoftim.

Edhe ky opinion, u miratua me vota unanime, bëhet më tej e ditur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori