LAJMI I FUNDIT:

Deputetët nënshkruajnë për mëditje-nuk qëndrojnë në seancë, Nagavci paralajmëron masa

Deputetët nënshkruajnë për mëditje-nuk qëndrojnë në seancë, Nagavci paralajmëron masa

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e sotme pa arritur të miratojë një nga 14 pikat e parapara, pasi gjatë shqyrtimit ishin më pak se 50 deputetë. Madje, kishte edhe deputetë që vetëm u nënshkruan për ta marrë mëditjen dhe nuk qëndruan në sallë. Për këta u tha se do të merren masa.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në mbyllje të seancës kërkoi


“Rrjedhimisht duhet të ndërpremë punimet e kësaj seance. I lus shefat e grupeve parlamentare që të kontaktojnë qoftë me kryetaren dhe të tregojnë se kur do të jenë në gjendje t’i sjellin deputetët dhe të kemi kuorum për ndryshe nuk ka kuptim kështu. Po ashtu, më lejoni që të gjithëve t’iu tërheq vërejtjen që mos të kemi raste që deputetët me ardh me nënshkruar dhe me dal prej sallës, sepse të njëjtit sot do të kërkoj që të fshihen emrat e atyre që vepruan në këtë mënyrë, por të mos përsëritet, iu kisha lut për kujdes“, tha ajo.

Seanca nisi me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, ndërsa u shqyrtuan dhjetëra projektligje, të cilët nuk janë hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori