LAJMI I FUNDIT:

PËRMENDORET

PËRMENDORET
Xhevdet Bajraj (Foto: A. Sh)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Duhet t’u kërkojmë falje
të rënëve për liri
që ua ndërtuam
këto përmendore qesharake

Duhet t’u kërkojmë falje
që i kemi vrarë
për qejfi
përsëdyti