LAJMI I FUNDIT:

LVV pas fitores në Podujevë: Këto zgjedhje treguan se mund të organizohen votimet gjatë pandemisë

LVV pas fitores në Podujevë: Këto zgjedhje treguan se mund të organizohen votimet gjatë pandemisë

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar qytetarët e Komunës së Podujevës për fitoren në Llap.

Në një postim në Facebook, LVV thotë se kjo fitore është ndryshim i madh për Podujevën e fillimi i ndryshimit në të gjithë Kosovën.

“Lëvizja i uron gjithë qytetarët e Llapit për këtë fitore plebishitare, me të cilën ata treguan besimin për kryetarin e ndryshimit, Shpejtim Bulliqin. Me të parën, pa hezim e pa frikë, me zemrat zjarr e sytë gjithë shpresë, masivisht, qytetarët e deshën ndryshimin dhe ia zbardhën faqen komunës së tyre.  Lëvizja dhe Shpejtim Bulliqi janë gati për detyrën e besimin që votuesi na dha. Shumë punë na presin e prej nesër jemi në shërbimin e secilit qytetar, pa dallim partie e prejardhjeje”, thotë kjo parti.


Më tutje thekson se nga tani e tutje, të gjitha problemet e qytetarëve do të kenë adresë.

Zyrtare: KQZ shpall rezultatet preliminare - Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton Podujevën
Lexo po ashtu Zyrtare: KQZ shpall rezultatet preliminare - Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton Podujevën

“Nuk do të lëmë qytetar pa përgjigje, as problem pa e adresuar. Do të jemi kudo ku do të thirremi e kudo ku do të ketë nevojë për ne. Vështirësitë e pandemisë do t’i përballojmë sëbashku. Nuk do t’ju lëmë vetëm. Do t’i sigurojmë barnat dhe ambulancat, menaxhimin e shkollave e qendrave të mjekësisë familjare, përkujdesjen për nxënësit e të infektuarit. Mjekët e infermierët do të na kenë me vete, mësimdhënësit do të na kenë krah e gratë do të jenë pjesë e jona”.

“Ju qytetarë të komunës së Podujevës keni dhënë një mesazh të madh e i keni bërë një thirrje të fuqishme të gjithë Kosovës për rrugën që duhet të ndjekin e guximin që duhet të kenë. Na keni gëzuar shumë. Na e keni bërë zemrën mal. Jehona e kumbimit tuaj ndihet në të gjithë Kosovën”, thekesohet tutje.

Më tej thonë se këto zgjedhje treguan se është shumë e mundshme të organizohen votime gjatë pandemisë, edhe në Kosovë, si në vendet e tjera.

“Populli po kërkon ndryshim, dhe vonesat veç sa i shtojnë pakënaqësitë për politikën e vjetër dhe korrupsionin e saj”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori