LAJMI I FUNDIT:

​MPB sqarohet për shfrytëzimin e veturave zyrtare në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

​MPB sqarohet për shfrytëzimin e veturave zyrtare në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është sqaruar rreth veturave zyrtare që po përdoren sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Nga MPB thonë se veturat e tyre janë në shfrytëzim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sqarojë disa lajme, që janë duke qarkulluar në media se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut. Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve”, thuhet në sqarimin e MPB-së.


Nga MPB thonë edhe se kjo është një praktikë që KQZ kërkon nga MAP mbështetje me vetura për organizim të zgjedhjeve.

“Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim veturat për KQZ-në. Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së, z. Lulzim Ejupi”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Kurse në një konferencë për media asamblisti i PDK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica, tha se në qendra të votimit shihen vëzhgues me llogo të LDK-së dhe numër të kandidatit, ndërsa ka akuzuar janë duke u përdorur edhe veturat zyrtare për të dërguar njerëzit për të votuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori