LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Dy javë pas masave jologjike, numrat e infektimeve njëjtë ose më të lartë se para dy jave

Ahmeti: Dy javë pas masave jologjike, numrat e infektimeve njëjtë ose më të lartë se para dy jave
Foto: Arkiv

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon të kritikojë masat e Qeverisë kundër pandemisë.

Në një postim në Facebook, ai tha se edhe pas dy javëve masat nuk dhanë ndonjë efekt derisa numrat e infeksioneve ose janë të njëjtë ose janë më të rritur.

“Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e COVID-it janë të njëjta ose më të larta se para dy jave. Ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt. Duhet të zgjidhet rruva që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar”, shkroi Ahmeti.


Ai theksoi se masat po shkaktojnë humbje ekonomike derisa po ju jep qytetarëve siguri, sipas tij, të rrejshme.

“Gjysmë – masat me kufi jo logjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurt. Dora gjysmë e hekurt pa kurrfarë dore të ndihmës zvogëlon besimin në institucione. Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurrfarë obligimi ndaj tyre”. u shpreh Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori